Hande Erçel i dha fund lidhjes në prag të martesës dhe shpjegon pse…

Showbiz

Aktorja e njohur turke, Hande Erçel prej disa vitesh është në një lidhje me këngëtarin Murat Dalkiliç.

Lidhja e tyre ka patur ulje-ngritje dhe çifti shpeshherë janë përfolur për ndarje, megjithatë gjithmonë i kanë kaluar krizat në çift dhe janë ribashkuar

Rreth tre muaj më parë u raportua se Hande dhe Murat kanë vendosur të lidhin kurorë dhe mediat turke kanë zbuluar edhe datën e martesës. Sipas mediave turke Hande dhe Murat do të martoheshin në javën e dytë të korrikut.

Mediat shkruanin se çifti mezi po pret të kurorëzohet dhe po numëron ditët dhe se dasma do të mbahet në Stamboll e Hande ka kërkuar që ceremonia të jetë sa më e thjeshtë.

Mirëpo, gjërat nuk shkuan si duhet dhe ata u ndanë. Ka qenë Hande ajo që ka konfirmuar zërat me anë të një Instastory disa javë më parë, ku shkruante se ndarja ka qenë në mënyrë miqësore dhe kërkonte ta respektojnë këtë vendim.

Aktoria nuk jep arsye pse ka ndodhur kjo, por shprehet se Murati është një njeri i çmuar e i dashur për të.