Ibrahim Çelikkol bën blerjen e majme: Askujt nuk ia merr mendja se ku po investon aktori!

Showbiz

ibra farm

Aktori i “Ambicie në udhëkryq”, ka zbuluar një tjetër nga pasionet e tij. Ibrahim Çelikkol ka treguar së fundmi se është duke zgjeruar fermën e tij. Ai ka dëshirë të ketë një fermë të madhe dhe për këtë arsye sapo ka blerë një tokë. Ibrahim shpreson që punimet për fermën e tij të kenë përfunduar përpara dimrit.

siyah beyaz ask dizisi ferhat ibrahim celikkol biyografi

Aktori e ka treguar shpesh se është i apasionuar pas natyrës dhe fakti që zotëron një fermë nuk përbën më habi për ndjekësit e tij. Megjithatë, Çelikkol pretendon që ferma e tij të zgjerohet gjithmonë e më shumë, pasi aktori e adhuron jetesën në fshat. Kështu që çdo moment të lirë, që ai mund të ketë nga xhirimet, e gjeni patjetër duke punuar në tokën që sapo ka blerë.