“Isha i tmerruar se mos më linte”; Ozzy Osbourne tregon pendimin më të madh që ka

Showbiz

Ozzy Osbourne ka treguar pendimin më të madh të jetës së tij, duke u shprehur se është tradhtia ndaj bashkëshortes Sharon Osbourne me shumë gra.

Në një intervistë për Good Morning Britain, muzikanti u pyet nëse është i lumtur me martesën e tij 38 vjeçare.

“Po, jam. Ndonjëherë jam sjellë edhe keq,”- tha ai.

Ndërsa Sharon shtoi: “Është si një shfaqje Shekspiriane, historia jonë e dashurisë. Ozzy ka shkuar me shumë gra dhe unë u shkatërrova.”

Më pas këngëtari u pyet nëse mendonte se bashkëshortja do ta linte pasi të zbulonte tradhtitë.

“Absolutisht, isha i tmerruar,”– u përgjigj këngëtari.

Ai gjithashtu rrëfeu dashurinë për bashkëshorten e tij.

“Kur u dashurova me të, ajo ishte larg. Tek Sharon më tërhoqi fakti se kishte një të qeshur ngjitëse. Ishte vetëm një nga ato gjëra… Ajo është këtu dhe unë jam këtu, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve në marrëdhënie. Jemi akoma bashkë.”