Jennifer Lawrence rrëzohet sërish ?

Showbiz

casca.jpg

Jo vetëm e bukur por dhe e talentuar, duket se aktorja me fame boterore Jennifer Lawrence nuk i ka marrëdhëniet e mira me takat e larta, e mbi të gjitha me tapetin e kuq.

Vite më parë u nxitën shumë spekulime nëse ajo e kishte të sajuar rrëzimin teksa tërhiqte një çmim, por faktet tregojnë krejt të kundërtën.

Aktorja ishte në promovimin e filmit X-Men Apocalipse në Londër, ku sërish humbi ekuilibrin përballë aparateve fotografikë dhe dhjetra të pranishmëve në event.

“Saga” e rrëzimeve të Lawrence në tapetin e kuq mori udhë në vitin 2013, kur aktorja ra teksa po ngjiste shkallët për të tërhequr çmimin Oscar si aktorja më e mirë.

Një vit më vonë, në 2014, do të përsëritej e njëjta skenë dhe atëherë do të ringrihej nga i dashuri i asaj kohe, Nicholas Hoult.

Në 2015, në premierën e The Hunger Games Mockingjay Part 2, në Madrid, Jennifer bëhet sërish protagoniste, ku pasi shkel fustanin e vete, përplaset në shesh në hyrjen e kinemasë. 33FCC2D200000578-3581535-Yikes_It_s_not_the_first_time_Jennifer_has_slipped_up-a-133_1462822026471.jpg33FCC28400000578-3581535-Used_to_it_She_almost_knew_what_was_coming_next-a-129_1462822026452.jpg33FCB11E00000578-3581535-Letting_out_a_yelp_She_appeared_to_yelp_on_her_way_down-a-136_1462822026505.jpg