Justin Bieber tregon mbështetjen e tij për të prekurit nga coronavirus

Showbiz

Këngëtari me famë botërore, Justin Bieber është prekur nga numri i lartë i vdekjeve për shkak të virusit vdekjeprurës “COVID-19”.

Ai ka treguar mbështetjen e tij për popullin e Kinës me anë të një postimi në Instagram. Këngëtari dërgoi lutjet për mijëra personat e infektuar dhe dhuroi një shumë të konsiderueshme parash për fondacionin bamirës të Pekinit, Chunmiao.

“Duke parë lajmet, nuk mund ta imagjinoj se sa e frikshme do të ishte nëse një sëmundje e re do të prekte gruan, familjen dhe miqtë e mi. Kina, ne qëndrojmë me ju si një njerëzim kolektiv dhe kemi bërë një donacion për t’ju mbështetur”, u shpreh ai.