Dafina Zeqiri dhe Dj Geek bëjnë publike lidhjen e tyre me këto foto të ëmbla

Showbiz

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë cifti më i ri në showbizin shqiptar, të cilët e kanë konfirmuar romancën me anë të postimeve të ndryshme në rrjete sociale.

Më 14 shkurt, Dafina Zeqiri shfaqi hapur ndjenjat që ka për Dj Geek. Në një fotografi, të dy shfaqen të buzëqeshur duke i dhuruar përqafime njëri-tjetrit.

Ndërsa në fotografinë e dytë, Dafina shfaqet duke i dhuruar një puthje partnerit, ndërkohë që ai e mban në krahë!

Fotot janë realizuar gjatë xhirimeve të klipit të ri “Merri Krejt” që Dafina e publikoi më 12 shkurt dhe i dedikohet dashurisë.