Justin Timberlake dhe Jessica Biel janë bërë prindër për herë të dytë

Showbiz

Jessica Biel dhe Justin Timberlake kanë pritur fëmijën e tyre të dytë në fillim të kësaj jave, pa e ditur askush që ata po prisnin një fëmijë. Sipas asaj që raportojnë tabloidet amerikane, aktoria ia ka dalë me sukses ta mbajë shtatzëninë e saj private gjatë këtyre mujave dhe i ka dhënë jetë një fëmije disa ditë më parë.

Lajmi ende nuk është konfirmuar nga çifti. Jessica Biel dhe Justin Timberlake, të martuar që nga viti 2012, kanë  tashmë dy fëmijë: Silas, 5 vjeç dhe një djalë të sapolindur, emri të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Sipas Daily Mail, Jessica Biel ka arritur ta mbajë shtatzëninë e saj larg syve kuriozë të publikut. As ajo, as Justin këto kohë nuk kanë publikuar foto të rrjeteve sociale në mënyrë që të duket trupi i saj. Gjithashtu, Jessica nga shkaku i pandemisë nuk është shfaqur në publik që prej marsit. Lindja e këtij fëmije vjen pak muaj një krize në çift. Këngëtarit dhe aktorit i dolën disa foto me sjellje intime me aktoren Alisha Ëainëright gjatë një mbrëmjeje në New Orleans.