Këngëtarja shtyn dasmën për shkak të Coronavirus-it

Showbiz

Ata zbuluan vetëm pak ditë më parë se do të bëhen prindër të fëmijës së tyre të parë së bashku, por të tjera lajme vijën nga dyshja Katy Perry dhe Orlando Bloom.

Mësohet se çifti është detyruar të shtyjë ceremoninë e tyre të martesës për shkak të shpërthimit të koronavirus.

Dasma e shumëpritur pritej të mbahej në verën e këtij viti ndërsa burimet pranë dyshes thonë se planet janë anulluar dhe ajo do të mbahet në një moment tjetër.

Një burim i afërt i çiftit i tha People se “gjithçka do të organizohet në Japoni me 150 të ftuar. Katy ishte vërtetë e lumtur të ecte në altar shtatzënë dhe se të dy ishin entuziast që të gjitha detaje te dasmës po realizoheshin së fundmi, por janë detyruar të stopojnë për shkak të koronavirus.

35-vjeçarja Katy Perry ndezi zërat për shtatzëninë e saj të parë kur debutoi me barkun e rrumbullakosur në videoklipin e këngës së saj të re “Never Worn White”.