Kris Jenner tregon gjënë për të cilën pendohet më tepër në jetë!

Showbiz

jenner kris
Mamaja dhe menaxherja e klanit Kardashian-Jenner, ka bërë një rrëfim tejet të sinqertë në intervistën e saj të fundit. Ajo ka folur për tradhëtinë ndaj ish bashkëshortit të ndjerë, Robert Kardashian.

kris martese

“U martova me Robert kur isha 22 vjeç dhe mbeta shtatzënë gjatë muajit të mjaltit. Kisha një jetë të lumtur, për të cilën kisha ëndërruar gjithmonë. Por, kur i kthehem tani, them se fakti që ajo martesë u shpërbë, është gjëja për të cilën pendohem më shumë në jetë. Ishte shumw e vështirë për mua,” ka thënë ajo. Kris pati një lidhje paralele dashure me një futbollist, gjë për të cilën sot nuk është aspak krenare dhe tregon se divorci ka qenë shkatërrues për të.