Me një foto të Ajkës, Xhensila i kushton Besit disa fjalë emocionuese për ditëlindje

Showbiz

Aktori Besart Kallaku feston sot ditëlindjen dhe për gjithë familjen është një ditë e veçantë. Ai mbush 34 vjeç dhe Xhensila së bashku me vajzën e tyre, Ajkën janë kujdesur ta bëjnë më të bukur këtë ditëlindjen që përkon edhe me premierën e filmit të tij.Xhensila ka postuar një foto të Besit dhe një tjetër të Ajkës me një bluzë të printuar me emrin e të atit. Ajo dhe mami i saj do të jenë gjithmonë fanset e tij më të mëdha, siç shkruan Xhensila në postim.


“Bekimi ynë, sa shume e falenderoj Zotin për ty. Je fat për kedo që të ka pranë. Sot ti më shumë se kurr do deshmosh, qe me Zotin ne krah dhe besim tek Ai, me thjeshtesine, dhe përulesinë, me zemrën e pastër që kurrë nuk lëndoi askënd, do tregosh qe bëhen gjëra te medha edhe pa shkelur mbi njerez e pa shkelur mbi vlera e moral. Edhe 100 krijimtari si kjo qe do sjellësh sot. Unë dhe Ajka do jemi gjithmon fanset qe do te duam përjetë”, shkruan ajo.