Menjëherë pas dasmës, Afërdita Dreshaj i rikthehet modelingut!

Showbiz

af sfilat
Vetëm pak javë më parë Afërdita Dreshaj kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me Jakub Kindl. Në një ceremoni të veçantë pranë detit dhe miqve më të afërt ata i thanë ‘Po’ njëri-tjetrit përgjithmonë. Pas martesës Afërdita dhe Jakub shijuan disa ditë pushimi si çift i sapomartuar në një nga vendet më të bukura, në Saint Lucia. Megjithatë tashmë pas gjithë atyre ditëve intensive, duket se Afërdita dhe bashkëshorti i saj do të vazhdojnë angazhimet e jetës së përditshme dhe punën e tyre.

sfilate

Afërdita ka vendosur t’i rikthehet sërish pasarelave si një modele profesioniste. Ditën e djeshme ajo së bashku me miken e saj më të mirë Xhesika Berberi dhe kushërirën Tika Camaj, kanë qenë pjesë e një sfilate mode në Miami për rroba banje. Ashtu si të gjitha eksperiencat e mëparshme duket se dhe këtë herë Afërdita e ka shijuar jashtëzakonisht shumë.