”Ne jemi një”! Shqiptarët e suksesshëm në botë bëjnë gjestin më të bukur me flamurin kuq e zi

Showbiz

Të jesh i suksesshëm në botë por të mos harrosh rrënjët është arritja më e madhe morale e një individi. Këtë na e kanë vërtetuar disa emra shqiptar që kanë korrur suksese të mëdha në të gjithë globin.
Rasti më i fundit ishte ai i Capital T, Florian Markut dhe Ilir Latifit. Këta ‘heronj’ kanë arritur të na bëjnë krenar të gjithëve me shpalosjen e talentit të tyre përtej kufijve shqiptar!
Kickboxer-i i mirënjohur Florian Marku ka vendosur të publikojë një foto me Capital T dhe Ilir Latifin ku në duar mbanin flamurin kosovar dhe shqiptar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Florian Tnt Marku (@florianmarku) on


“Ne jemi NJË” ka qenë shkrimi me të cilin Floriani emocionoi të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës!
Kujtojmë se ata kudo që shkojnë asnjëherë nuk hezitojnë të tregojnë me krenari për origjinën e tyre dhe të valëvisin flamurin në çdo sukses që arrijnë!