Nëse jeni fans i muzikës Rock, duhet t’i njihni me siguri këto grupe!

Showbiz

Rock and Roll ka qënë dhe vazhdon të jetë një nga rrymat më të preferuara muzikore që nga fillimet e saj në vitet 50’. Por Rock and Roll për të gjithë fansat e saj nuk është vetëm një rrymë muzikore, por njëkohëshisht një stil i ri jetese.

Muzika Rock ka qënë gjithmonë e preferuar nga audienca e të rrijve dhe adoleshentëve duke qënë se gjithmonë është lidhur me rebelimin dhe rininë. Tani dëgjohet me kuriozitet dhe shumë dëshirë nga një audiencë akoma më e gjerë. Jo vetëm të rrinj, por edhe të rritur dëgjojnë me nostalgji muzikën e bandave më të njohura të Rock-ut duke kujtuar vitet e tyre të rinisë.

Bandat më të njohura të rrymës Rock do të mund ti degjoni të performojnë cdo ditë në kanalin më të mirë dedikuar muzikës, Click Tv.

Ja cilët janë 10 grupet më të njohur.

  1. Aerosmith

Krijuar në Boston, Massachusetts në vitin 1969 kjo bandë ka shitur rreth 66.5 milion albume vetëm në SHBA. Albumi i tyre më i famshëm është “Aerosmith’s Greatest Hits” kurse kënga më e njohur “Dream On”

  1. Guns N’ Roses

Banda amerikane Guns N’ Roses është themeluar në vitin 1985 në Los Angeles, California. Tepër të njohur ndërkombëtarisht për muzikën e tyre ata kanë shitur rreth 44.5 million albume vetem në SHBA gjatë karrierës të tyre.

Me shumë hite si “Paradise City”, “Rocket Queen”, “Sweet Child O’ Mine”, “November Rain” etj, albumi i tyre më i njohur mbetet “Appetite for Destruction”.

  1. Metallica

Një bandë tjetër amerikane nga Los Angeles, California e themeluar në vitin 1981, Metallica ka shitur një numër prej 63 milion albumesh vetëm në SHBA. Albumi më i i shitur dhe i preferuari i audiencës është “Metallica” kurse kënga legjendare e grupit mbetet “Nothing Else Matter”.

  1. Eagles

I renditur i shtati ndër bandat më të famshme të Rock-ut grupi Eagles është themeluar në vitin 1971 në Los Angeles, California. Albumi më i njohur i tyre është “Their Greatest Hits” kurse kënga më e njohur është ‘Hotel California’.

  1. AC/DC

AC/DC është një bandë australiane Rock-u e krijuar në Sydney në vitin 1973 nga vëllezërit Angus dhe Malcolm Young. Muzika e tyre hard rock e kombinuar me blues dhe heavy metal ka shitur rreth 72 milion albume vetëm në SHBA ku më I famshmi mbetet “Back in Black”.

  1. The Rolling Stones

Të njohur për hitet e tyre “Satisfaction”, “Paint It, Black”, “Sympathy for the Devil”, “Gimme Shelter” etj të cilat vazhdojnë të dëgjohën po më të njëjtën kënaqësi nga masa, The Rolling Stones është një grup londinez i krijuar në 1962 me rreth 66.5 million albume të shitura vetëm në SHBA. Albumi më i famshëm është “Hot Rocks”.

  1. Pink Floyd

Në vendin e katërt sërish një grup nga Londra, Pink Floyd është themeluar në vitin 1965. Albumi I tyre më I famshëm është “The Wall” kurse këngët e preferuara të degjuesve fanatikë të tij janë “Another Brick in the Wall”, “Comfortably Numb” dhe “Shine On You Crazy Diamond”. Ky grup ka shitur rreth 75 milion albume vetëm në SHBA gjatë karrierës të tij.

  1. Queen

Banda e mirënjohur e Rock-ut Queen e formuar në Londër në 1970, ka bërë bashkë 4 figura të adhuruara të ksaj rryme Freddie Mercury (vocalist dhe piano), Brian May (kitarë dhe vokalist), Roger Taylor (bateri) dhe John Deacon (bass). Ky grup numëron dhjetra hite, por më të njohurat vazhdojnë të jenë “I Want to break free”, “Another One Bites the Dust”, “Bohemian Rhapsody” dhe “We Will Rock You”.

  1. Led Zeppelin

Themeluar në Birmingham në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1968, Led Zeppelin ka shitur rreth 111.5 albume vetëm në USA. Një perzierje midis hard rock dhe heavy metal e kombinuar me nuance blues dhe folk, muzika e grupit ka bërë për vete një numër shumë të madh degjuesish nga e gjithë bota. Albumi i tyre më i njohur është Led Zeppelin IV, ndërkohë që vazhdon të degjohet nga të rrinj e të vjetër anë e mbanë botës.

  1. The Beatles

Të parët dhe të pazvendësueshmit “The Beatles” kanë bërë muzikë të bukur për veshët që nga themelimi i tyre në 1960 në Liverpool. Banda më e njohur e Rockut në botë numëron rreth 178 milion albume të shitura vetëm në SHBA. Kanë qënë dhe do të ngelen të preferuarat e fansave këngët “Hey Jude”, “Let It Be” dhe sidomos “Come Together”.