Ngjitet i dehur në skenë, rrëzohet përpara mijëra fansave…

Showbiz

blake
Blake Shelton është një ndër këngëtarët më të mirë të muzikës country në Amerikë, si dhe vitn e kaluar u shpall nga revista People si burri më seksi në botë. Por, performanca e tij e fundit, nuk rezultoi të ishte dhe aq seksi. Ai ishte duke kërcyer e duke kënduar në skenë, kur papritur humbi ekuilibrin dhe ra në tokë.

blake shelton

E gjitha kjo, erdhi si pasojë e konsumimit të lartë të alkoolit, përpara shfaqjes. Megjithatë, duket se Blake nuk është bezdisur aspak nga ky incident, madje ka bërë atë që askush nuk e priste. Ai është futur në rrjete sociale dhe ka shkruajtur: ” Forca pra, e di që dikush e ka filmuar momentin kur unë rashë nga skena atë natë. Ju lutem! Kam nevojë ta shoh! Postojeni! Dhe po, kisha pirë… Shumë madje…”