Nicki Minaj anullon të gjitha koncertet për këtë arsye…

Showbiz

minaj
Reperja me famë botërore Nicki Minaj ka publikuar një video në ‘Instagram’ duke shpjeguar arsyet që fshihen pas anullimit të koncertit të radhës në Francë. Nicki ju përgjigj pyetjeve të fansave për anullimin e koncertit, teksa pinte cigare në mënyrë shumë të qetë, duke thënë se nuk dëshiron të humbë para, prandaj askush nuk e do performancën më shumë se ajo, por ka arsye që e ndalojnë.

rs 634x1024 181111213001 634 nicki minaj pca awards

“Të dy qyetet ku janë anulluar koncertet kanë pasur probleme teknike që nuk i kam pasur asnjëherë në ndërtesat ku kam performuar. Këtë gjë na e kanë thënë 3 orë para shfaqjes, kur na u desh të bënim provën e zërit dhe gjërat nuk shkuan mirë. Por unë ju dua juve të gjithëve, jeni fansat e mi dhe performanca para jush është kënaqësia ime më e madhe. Uroj që së shpejti të dëgjohemi sërish”,-u shpreh Nicki. Reperja ka nisur së fundmi turin botëror i cili do shtrihet në disa shtete.