“Nuk është definitive”; Stresi flet për herë të parë pas ndarjes me Kejsin!

Showbiz

Stresi në intervistën e tij më të fundit foli për herë të parë për lajmet që qarkullojnë në media për ndarjen e tij nga e fejuara, Kejsi.
Lidhur me këtë ai tha se mes tyre ka probleme por nuk bëhet fjalë për një ndarje definitive.
‘Kemi divergjenca, por nuk ka asgjë konkrete. Nuk është e vërtetë ajo çka flitet në media, le të themi që jemi në një menopauzë të vogël’, tha ai.


Ndërkohë, vetë Kejsi ka vendosur të bëjë një reagim nëpërmjet Instagramit lidhur me këtë deklaratë të reperit. Përmes një postimi, ajo ka shpërdarë një mesazh të koduar, dhe duket mjaft e prerë:
“Kur pusi thahet, i mësojmë vlerën ujit”, shkruan Kejsi e cila aktualisht është me pushime në Meksikë me nënën e saj.