Nuk ndalen sukseset e Bebe Rexhës

Showbiz

sdvsvsvs.jpg

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, vazhdon me performancat e saj të jashtëzakonshme, duke qenë në qendër të vëmendjes.

Ajo mbrëmë (e diel) ka befasuar publikun në Las Vegas duke performuar këngën “Hey Mama” që e ka në bashkëpunim me David Guettan, Nicki Minaj dhe Afrojack, transmeton Koha.net.

Bebe ka postuar një video në Instagram, në të cilën shihet një atmosferë e jashtëzakonshme, ndërsa në Facebook ka falënderuar David Guettan.

“Jam ndalur mbrëmë në koncertin e David Guettas në Las Vegas. Mirënjohëse për kohërat e mira dhe shoqërinë e mirë”, ka shkruar ajo.