Pjesa më e bukur e koncertit për Eneda Tarifën? Ajo çfarë ndodhi pas kuintave!

Showbiz

eneda tarfia
“DIVA” ishte spektakli i cili ngjiti në sallën e Pallatit të Koncerteve katër nga artistet më të suksesshme të muzikës shqiptare, Eneda Tarifa, Irma Libohova, Besa Kokëdhima dhe Rovena Dilo. Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale foto dhe video të asaj nate ku një surprizë shumë e bukur e priste pas skenës sa herë që ajo përfundonte performancën e radhës.

eneda konc1

Ishte e vogla e saj, Aria. Vogëlushja i ka dhuruar përqafime dhe puthje pa fund nënës së saj dhe një tufë të bukur me lule. “Tufa më e bukur ishte kjo, çfarë ndodhë pas kuintave, mbetet pas kuintave”- ka shkruar Eneda bashkangjitur fotos me të bijën e cila e puth dhe përqafon vazhdimisht.

eneda konc