Telashe për Özcan Deniz / Çështja ndiqet penalisht

Showbiz

Özcan Deniz dhe bashkëshortja e tij Samar Dadgar janë gjendur përpara një situate të pakëndshme ditët e fundit. Jetesa e tyre e qetë dhe e lumtur në kompleksin luksoz u trondit ditët e fundit, pas refuzimit të aktorit ndaj kërkesës së fqinjit të tyre për ta larguar makinën nga vendi ku ishte parkuar. Ky i fundit shkoi në banesën e artistit duke e kërcënuar atë dhe duke përdorur një gjuhë të ashpër.

Debati mes të dyve agravoi deri në mallkime dhe kërcënime me armë. U tha se më pas policia mbrriti aty për të qetësuar debatin e ashpër mes artistit dhe fqinjit të tij i cili i uronte pa pushim vdekjen ndërsa vazhdimisht e kërcënonte. Protagonisti i serialit “Nusja nga Stambolli” nga ana e tij nuk pranoi të bashkëpunonte, me pretendimin se ishte fqinji i tij ai që po i prishte qetësinë, e për më tepër kishte shkuar në banesën e tij pa paralajmërim.

Nga ana tjetër, Dadgar në deklaratën e saj kishte mbështetur bashkëshortin e saj duke thënë se denoncimi i tij duhej të merrej shumë seriozisht nga ana ligjore, pasi ata ishte shqetësuar në pronën e tyre private. “Nëse unë nuk do të kisha telefonuar policinë, ai do të ishte rikthyer me armë”, mësohet të jetë shprehur Dadgar e tronditur, jashtë kamerave. Pas denoncimit të bërë nga artisti, ka nisur hetimi për zbardhjen e mëtejshme të detajeve.