Tom Cruise rikthehet në “Mission Impossible”

Showbiz

20150731111017667646

Ja diçka që do t’ju bëjë të ndiheni të vjetër: Tom Cruise ka 20 vjet që po merr pjesë në serinë e filmave “Mission Impossible”.

Mirëpo i vjetër nuk po ndihet edhe Tom, pasi që asnjë shenjë moshe nuk duket në fytyrën e tij.

Nëse mendoni se gjithë çka di të bëjë Tom Cruise është të buzëqeshë në ekran, gaboheni. Aktori 53 vjeçar po merr pjesë në xhirimet e filmit Mission Impossible 5, ku përsëri na shfaqet në skena të jashtëzakonshme.