Trendi më i ri që na mësuan djemtë e showbizz-it shqiptar…

Showbiz

trendui.jpg

Ndonëse kur flasim për stilet dhe trendet janë vajzat e ‘showbizz-it’ ato që merren shembull, nuk mund të mohojmë se në ekranin shqiptar ka edhe meshkuj që vishen shumë bukur. Në stinën e verës ekspozojnë trupin e palestruar me bluza të ngushta apo këmisha të hapura, ndërsa gjatë dimrit kanë gjetur një mënyrë tjetër për t’u dukur tërheqës. Ata kanë zgjedhur të veshin golfe kryesisht në ngjyra të errëta, të kombinuar me pallto apo xhaketa të trasha. Të kuruar në çdo detaj, këta meshkuj të ekranit sapo kanë kthyer në trend golfët .Temperaturat janë ulur dhe një golf i kombinuar në këto mënyra është e gjitha ajo çfarë duhet të keni në garderobë këtë sezon.