U largua nga Babastars, Skivi gati për një rikthim plot bujë!

Showbiz

skivi
Largimi i reperit, Visar Shala apo i njohur me emrin e artit si ‘Skivi’ nga grupi ‘Babastars’, shkaktoi shumë zhurmë në media. Ditën e djeshme, reperi ka vendosur të rikthehet. Ai publikoi ne ‘Instagram’, disa foto ku sqaroi të gjithë ndjekësit e tij për shkëputjen dhe si nisi çdo gjë në grup. Por duket se pas deklaratës së djeshme që reperi bëri, ka vendosur të rikthehet bujshëm, duke bërë publike 4 titujt e këngëve që do të nxjerrë shumë shpejt, të cilat ishin:

1.Into

2.Panika

3.Jetë e shkurt

4.Njeri i rrallë

50224106 678216325909495 2603163279920463872 n
Duket se Skivi ka shuar sadopak kuriozitetin e fansave të tij, duke ndarë me ta një pjesë të projekteve që do të sjellë së shpejti.