Vajza e yllit italian tregon fytyrën me puçrra në Instagram “Kjo jam unë, nuk kam pse fshihem pas filtrave”

Showbiz

”Sarà sarà l’Aurora per me sarà così, come uscire fuori, come respirare un’aria nuova” këndonte në1996-n Eros Ramazzotti, në një nga dedikimet më të bukura që një baba mund t’i kushtojë të bijës.Një këngë që pavarësisht viteve vazhdon të mbetet nga perlat e muzikës italiane, me të cilën neve shqiptarët kemi një lidhje të kahershme.

E ndërsa vitet kalojnë Aurora, vajza e vetme e Eros Ramazyotti dhe yllit të televizionit italian Michelle Hunziker, nuk është më vogëlushja që shoqëronte prindërit e famshëm nëpër studio muzikore apo në ekran, por një zonjushë e vërtetë që edhe pse nuk ndan të njëjtin pasion me ta, është një zë i fuqishëm sidomos në rrjete sociale.

Së fundmi ajo ka ndarë një fotografi të sajën në Instagram që është shpërndarë me mijëra herë, një fotografi larg imazhit perfekt që jemi mësuar të shohim sidomos kohët e fundit. Një fotografi ku 23 vjeçarja shfaqet pa filtra dhe tregon problemet që ka me fytyrën, duke lëshuar gjithashtu një apel të rëndësishëm rreth pranimit të vetes.

“Duhet shumë guxim për të postuar një foto si kjo. Sidomos nga ata persona që gjithmonë kanë luftuar me pasiguritë e tyre, si pesha apo puçrrat. Kemi krijuar njëlloj platforme, ku të shfaqurit “njerëzor” është pothuajse e çuditshme. Të gjithë jemi të bukur, të famshëm, të lumtur dhe të përmbushur. Sigurisht që dëshira për t’u dukur bukur është normale, madje do të ishte shumë më tepër nëse s’do të ishte pjesë e një bote të shtrembëruar në të cilën të gjithë konkurrojnë me të tjerët. Edhe unë e bëj këtë gjë, por përpiqem të mos devijoj nga e vërteta, në të kundërt s’do të isha besnike me veten time. Përveç kësaj, nuk më pëlqen të pretendoj të jem dikush që nuk jam.

Madje më duket absurde që dikush mund të frymëzohet nga unë, jam një lëmsh i vërtetësi brenda ashtu edhe jashtë. Por duke qenë se kam mundësinë,do të përdor këtë platformë për t’ju kujtuar se përsosmëria jo vetëm që nuk ekziston, por nuk është as e bukur. Ne jemi të bukur, me vragat dhe plagët tona, dhe megjithëse gjithçka duket pak klishe, kjo është gjëja që besoj më shumë.”