Ylli i “Beverly Hills” Tori Spelling përfundon në spital para festave të fundvitit

Showbiz

Aktorja amerikane Tori Spelling e cila interpretoi personazhin e Dona Martinit  në serialin e paharrueshëm dramë-romancë të viteve ’90 “Beverly Hills”, ka përfunduar në spital. Shkak ishte marramendja dhe vështirësia në frymëmarrje. Këtë e ka konfirmuar vet aktorja, e cila  kishte postuar në Instagram një fotografi, të saj shtrirë në spital.

Me këtë rast, Spelling ka bërë një dedikim për një pjesë të publikut që e kanë kritikuar për ndalimin e karrierës së aktrimit. “Herën tjetër mos i merrni njerëzit si të mirëqenë dhe tregoni dhembshuri në vend të dyshimit. Mos harroni se për njerëzit si unë, është një makth kur nuk jemi në gjendje të punojmë. Unë jam punëtore. Unë zgjedh gjithmonë punën”, shprehej Spelling në deklaratën shoqëruese.

Kjo nuk është hera e parë që Spelling flet publikisht për problemet e saj shëndetësore, megjithatë më pas ajo ka shpërndarë disa fotografi festive për të dëshmuar se është kthyer në shtëpi për të festuar dhe ndihet më mirë.

Aktorja është e martuar me aktorin kanadez, Dean McDermott, që 16 vjet dhe kanë pesë fëmijë së bashku.