Allegri rrezikon, një tjetër trajner italian del në skenë për të drejtuar Juventusin

Sport

Gian Pioro Gasperini është emri i radhës që shtohet në listën e trajnerëve për të marrë drejtimin e Juventusit. 64 vjeçari, që prej 2016-tës, pjesë e Atalantës, ka ende edhe një vit e gjysmë kontratë me klubin nga Bergamo, por nuk përjashtohet mundësia që në fund të këtij sezoni, dinamika e ngjarjeve të ndryshojë dhe të marrë një tjerër rrjedhë.

Gjatë epokës që ka qenë pjesë e skuadrës zikaltër, Gasperini ka arritur rezultate të jashtëzakonshme, duke e kualifikuar skuadrën në Champions League. Madje, ai ka mundur të bëjë edhe më tepër se kaq, duke u kualifikuar edhe në raundet me eliminim, deri në çerekfinale.

Drejtuesit e Juventusit, nuk kanë besim maksimal tek trajneri actual, Massimiliano Allegri, ndonëse ky I fundit ka një kontratë të vlefshme deri në verën e 2025-tës dhe është ende në gjysmë të epokës së tij të dytë në krye të klubit torinez.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat përetj Adriatikut, drejtuesit nuk binden nga loja e Allegrit, si në Itali, ashtu edhe në Europë. Për këtë arsye, nuk përjashtohet mundësia që në një të ardhme të afërt, stoli bardhezi të pësojë ndryshime.

Kësisoj, nëse ndryshimet konfirmohen, Juventusi nuk do të heqë dorë nga tradita shumë vjeçare, por do emërojë në krye të skuadrës, sërish një trajner italian. Përveç Gasperinit, një tjetër emër që përmendet për të drejtuar Juventusin, është edhe Antonio Conte, që është në fundin e kontratës me Tottenham dhe ende nuk e ka përcaktuar të ardhmen e tij.