Lionel Messi refuzon rinovimin me PSG, ja ku mund të luajë argjentinasi

Sport

Lionel Messi refuzon rinovimin e kontratës me PSG. Vetëm pak ditë më parë, situata në “Parc des Princes” dukej mjaft pozitive dhe konsiderohej çështje kohe që argjentinasi të firmoste edhe për një tjetër sezon.

Mirëpo nuk do të ndodhë kështu. 7 herë fituesi i Topit të Artë ka ndërruar mendje. Ai nuk dëshiron që të luajë më në Francë dhe arsyeja është shumë e thjeshtë; Lionel Messi ndihet i ngopur me karrierën e tij të lavdishme. Triumfi në Botërorin e Katarit kompletoi edhe kabinetin e tij të trofeve, duke fituar çdo titull të mundshëm për të cilin ka luajtur. Madje këtë e ka bërë në mënyrë të shumëfishtë.

Kësisoj, pas këtij sezoni, Messi do bëhet gati të paketojë valixhet nga Parisi. Sa i përket të ardhmes së ylli të padiskutueshëm të futbollit, ajo mbetet e paqartë. Sidoqoftë, Barcelona shpreson që lojtari i tyre legjendar të rikthehet edhe një herë tjetër në “Camp Nou”, mirëpo kjo duket shmë e vështirë të ndodhë. Më tej, nuk përjashtohet mundësia që ai të rikthehet në Argjentinë, në klubin e tij të famijërisë, Neëell’s Old Boys, prej nga ku u largua në vitin 2000 dhe më pas nisi rrugëtimin në Barcelonë.