Ancelotti: Do të luftojmë deri në fund

Sport

ancelotti

Carlo Ancelotti tha se Real Madridi do të luftojë deri në fund të kampionatit.
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti tha se skuadra e tij do të luftojë për titullin e La Ligës deri në ndeshjen e fundit.

“Qëllimi ynë është i qartë. Nëse ne fitojmë çdo ndeshje, atëherë do t’i shtyjmë edhe ata që ta fitojnë çdo ndeshje. Për momentin nuk jemi duke u koncentruar në skuadrat tjera, pasi po luajmë shumë mirë”, tha Ancelotti pas ndeshjes me Celta Vigon.

“Ne do të luftojmë për titullin e La Ligës deri në ndeshjen e fundit dhe ky është qëllimi ynë”.