Ancelotti e do Sanchezin te Bayerni

Sport

 

sanchez-1-e1457188914620-780x439.jpg

Trajneri i ardhshëm i Bayern Munich, Carlo Ancelotti e ka futur në listë sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

Tekniku gjerman tashmë është duke monitoruar disa lojtarë të cilët synon t’i ketë në ekip për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave britanike, ish-trajneri i Real Madridi është i interesuar për kiliani, i cili është duke bërë një sezon të mirë me “Topçinjtë” e Londrës.

Ish-sulmuesi i Barcelonës në fund të këtij sezoni mund të largohet nga Arsenali, dhe thuhet se “Alianz Arena” mund të jetë destinacionin i tij i ardhshëm. /Telegrafi/