Fabregas: Nuk e kam njohur deri vonë De Bruynen

Sport

de-bruyne-paralajm-euml-ron-unitedin_hd-780x439.jpg

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas, thotë se ai vështirë se ka mundur ta njohë Kevin De Bruynen para këtij sezoni.

Chelsea pagoi 6.7 milionë euro te Kengu për De Bruynen në janar të vitit 2012, por u shit te Wolfsubrgu në janar 2014, para se të shitej te City për 55 milionë funte në vitin 2015.

“Po, jam i impresionuar nga ai sepse më parë nuk kam dëgjuar për të”.

“Unë më parë nuk e kam shikuar Bundesligan dhe ai më ka impresionuar sepse nuk e kam ditur që ka aq shumë kualitet. Mendoj se ai përshtatet mjaft mirë me Cityn dhe stilin e futbollit të tyre”, u shpreh Cesc. /Telegrafi/