Angli, Mahrez zyrtarisht lojtar i Manchester City-it

Sport

mahrez
Pas një sezoni me plot debate dhe pakënaqësi, Riyad Mahrez zyrtarizoi kalimin te Manchester City duke kompletuar një transferim rekord prej 60 milionë paundësh. 27-vjecari u prezantua nga kampionët e Anglisë pasi nënshkroi një kontratë 5-vjecare me skuadrën e Pep Guardiolës. Mahrez bëhet kështu angazhimi i parë i merkatos së kësaj vere. 7 muaj pas tërheqjes vetëm në momentet e fundit nga e njëjta marrëveshje ku Leicester kërkoi plot 95 milionë, Mahrez përmbyll atë operacion tejet të vështirë. Duke folur pas nënshkrimit, Mahrez tha se “Guardiola po dikton futbollin në Premier League dhe po ndryshon rrënjësisht mënyrën e lojës në ishull”.

riyad

Fakti se ai aplikon një lojë tejet ofensive e bindi atë që të zgjidhte City-in që në fillim të sezonit të kaluar. Dy sezone më parë, Mahrez u shpall lojtari i vitit në Premier-League, kjo pasi Leicester City u shpall kampion. Gjatë 4 vite e gjysmë me “dhelprat” Mahrez u shndërrua nga një lojtar i panjohur në një yll të vërtetë, aq sa klubet më të mëdha u vunë në radhë për ta angazhuar në skuadrat e tyre. Transferimi i Mahrezit sjell një nga fitimet më të mëdha të regjistruara ndonjëherë në futboll. Leicester fitoi 59 milionë prej tij, pasi në 2014-ën e angazhoi Mahrezin për vetëm 400 mijë paundë.