Ronaldo, letër lamtumire tifozëve madrilen u kërkon ndjesë dhe u thotë që ta mirëkuptojnë

Sport

ron
10 korriku do të mbahet mend gjatë në futbollin italian dhe sidomos në kampin juventin. I jashtëzakonshmi Cristiano Ronaldo është zyrtarisht lojtar i kampionëve të Serie-A-së. Përmes një komunikimi për shtyp Juventusi ka lajmëruar tifozët e saj për atë që ishte në pritje prej më se një jave. Ronaldo kalon në Torino për 100 milionë euro dhe do të luajë me bardhezinjtë deri në vitin 2022, pra për 4 vite. I konsideruar si operacioni i shekullit, klubi i Agnellit ka marrë për sipër një kosto totale prej 400 milionë eurosh, që përfshijnë komisionet, kartonin dhe pagën. Ronaldo pritet të jetë vetë i pranishëm në Torino javën e ardhshme ku do të kryejë edhe vizitat mjekësore. Lajmi i largimit të Ronaldos u komunikua edhe nga klubi i Realit.

ronaldo juventus

E dështuar përpjekja e Lopeteguit për ta mbajtur në Bernabeu. 33-vjecari sqaroi gjithcka në një letër të hapur drejtuar Realit dhe tifozëve të saj. “Ka ardhur koha për një kapitull të ri në jetën time prandaj vendosa t’i kërkoj klubit që ta pranojnë largimin tim, ju kërkoj ndjesë ju fansave, por ju lutem të më kuptoni” lexohej në mesazhin e gjatë të Ronaldos, i cili falenderonte gjithë ambientin Los Blancos për 9 vite të jashtëzakonshme në Spanjë, atje ku ai fitoi 4 Champions League, 3 prej të cilëve radhazi, dhe po kështu 4 vlerësime me Topin e Artë. Shumëkush e konsideron këtë largim si fundin e një epoke, pasi rekordet e Ronaldos zor se do të thyhen. Ndërkohë në Torino fërkojnë duart, ambienti ka shtuar menjëherë oreksin për atë trofe që nuk e kanë fituar prej kohësh, Champions League-ën.