Angli, Sadio Mane bie dakord me Realin për t’u transferuar nga Liverpooli

Sport

mane
Të tjera raportime nga Anglia kanë hedhur dritë mbi atë se çka ndodhte pas kuintave të Reali i Madridit. Kështu sipas Daily Mirror, Sadio Mane i Liverpoolit ishte parashikuar të bëhej transferimi i parë i verës nga Zinedine Zidane, kjo përpara se ai të largohej nga drejtimi i skuadrës. Sidoqoftë, senegalezi i parë i një finaleje të Champions League-ës thuhet se ka të ardhmen të garantuar në Madrid dhe kushdo qoftë trajneri i radhës ai do të veshë fanellën e Los Blancos. France Football thekson se Reali kishte siguruar dakordësinë me lojtarin dhe mbetej vetëm përmbushja e kërkesave të Liverpoolit.

mane1

Ky lajm ka shtangur disi mediat sportive në Spanjë, kjo pasi emrat e përgjithshëm të lakuar për një transferim te 13 herë kampionët e Evropës kanë qenë krejt të tjerë, nga Lewandowski duke kaluar te Icardi apo dhe Neymar. Mane u transferua në Anfield dy vite më parë. Liverpoolit i kushtoi 40 milionë euro për ta marrë nga Southampton. Performancat e tij krahas dyshes Firmino-Salah kanë spikatur me 20 gola dhe 9 asiste këtë sezon. Ai mundi të realizojë 10 herë në Champions dhe falë kësaj ecurie çmimi i kartonit të tij thuhet të jetë dyfishuar. Prej faktit se ai ka një kontratë deri në vitin 2021 shifrat që Reali mund të shpenzojë për të pritet të jenë tejet të larta.