Argjentinë, agjenti i Martinez thotë se ai do të formojë dyshe me Icardin te Interi

Sport

martinez2

Ardhja e talentit argjentinas Lautaro Martinez te Interi, nuk do të thotë se Mauro Icardi do të largohet nga zikaltërit. Ky ka qenë mesazhi i agjentit Rolando Zarate, i cili në një intervistë për mediat lokale në Argjentinë, ka zbuluar faktin se Interi rezulton ta ketë fituar tashmë garën për të marrë shërbimet e sulmuesit 20-vjecar të Racing. Një operacion prej 24 milionë eurosh 99 përqind i kryer, që sipas Zarates nënkupton se Martinez do të jetë në Itali shumë shpejt, me gjasa që në sezonin e ardhshëm.

martinez3

“Kemi folur që në fillim për një transferim që mund të kryhet në korrik, por e them hapur, ata nuk do ta lënë Lautaron deri në dhjetor këtej, pasi kanë paguar shtrenjtë për të” – ka thënë Martinez. Por ky lajm nxiti turbullirat e radhës te tifozët e Interit. Prej kohësh spekulohet se kapiteni, Mauro Icardi mund të largohet nga skuadra me destinacion Realin e Madridit dhe se tashmë angazhimi i Martinez mund të jetë shenja e radhës për këtë lëvizje.

icardi

I vlerësuar më shumë se 100 milionë euro, Icardi ka realizuar 18 gola këtë sezon. 2 herë golashënues në Serie-A, 25-vjecarit i mungon ende një trofe dhe pikërisht mundësia për të fituar shumë të tillë me një skuadër si Reali i Madridit mund ta shtyjë atë drejt një ndryshimi. Por agjenti i Martinezit, Zarate, ka thënë se zikaltërit kanë tjetër plan. Sipas tij ata duan të formojnë një dyshe argjentinase në sulm dhe se për këtë angazhimi i të ashtuquajturit Toro është më i përshtatshmi. Por, vlen të thuhet se Zarate nuk ka asnjë përgjegjësi te Interi duke qenë thjesht një agjent, prandaj kjo cështje mbetet për t’u parë.