Arsenal vs Porto, TS2 HD, 21:00

Sport

Mikel Arteta, trajneri I Arsenalit:

“Duhet të përmirësohemi në disa aspekte në krahasim me ndeshjen e parë. Çdo javë, çdo kundërshtar, ka pikat e tij të forta dhe të dobëta, apo edhe mënyrën sesi I afrohet ndeshjes. Duke qenë se tashmë kemi luajtur një herë kundër tyre, tani mund të themi që I njohim pak më mirë. Këtu jemi në Champions League dhe nuk ka asnjë skuadër të lehtë. Fakti që këto faza luhen me nga dy ndeshje, atëherë, kemi fatin e mirë që këtë herë të bëjmë diçka ndryshe. Këtë mundësi e kemi sonte. Luajmë në stadiumin tonë, përpara tifozëve tanë. Për 96 minua duhet të japim të gjithë energjinë tonë. Patjetër që kemi nevojë edhe për mbështetjen e tifozëve dhe kam bindjen se të gjithë bashkë, mund të bëjmë të mundur kualifikimin në raundin tjetër.

Sonte, faktori fushë, sigurisht që mnd të ketë një rëndësi të veçantë. Atmosfera që do të krijohet në shkallët e stadiumit. Kemi nevojë që tifozët të jenë pas nesh në çdo prekje topi. U bënë plot 14 vite që nuk shkojmë në çerefinale të Champions League, kështu që ky rast, është momenti më I mirë për të përjetuar sërish emocione të mëdha. Prandaj imagjinojeni vetë sa të paduruar jemi në këto momente.

Kështu që nuk ka mbetet gjë tjetër, veçse të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme, të marrim vendimet e duhura dhe pastaj të kemi guxim për t’I kthyer gjërat në realitet. Në situata si këto, nuk duhet të presësh, por duhet zbresësh në fushë dhe ta marrësh sitatën nën kontroll.”

 

 

 

 

 

 

 

 

Martin Odegaard, mesfushori I Arsenalit:

“Në aktin e parë ndaj Portos, nuk luajtëm ndeshjen tonë më të mirë. E kemi parë të përsëritur me vëmendje të gjithë atë që ndodhi në Portugali, kështu që jemi të qartë se sonte duhet të sillemi ndryshe në fushën e lojës. Për të kaluar më tej, e kemi të nevojshme të përmbysim rezultatin, e për këtë arsye, motivimi është në shkallën maksimale. Madje, e kemi detyrim moral që këtë herë të tregojmë një tjetër fytyrë në fushën e gjelbërt. Jemi pozitivë dhe të bindur se gjithçka do të shkojë mirë për ne.

Jemi të motivuar, sepse duam të ndërtojmë historinë tonë dhe të arrijmë gjëra të jashtëzakonshme me këtë skuadër. Objektivi ynë është madhor që të shkojmë sa më larg në Champions League dhe madje kjo është një arsye më tepër, që duhe t’I shkarkojmë të gjitha bateritë. Morali I skuadrës është I mirë. Duhet të ndërtojmë gjithçka duke nisur nga ndeshja e fundit në kampionat, pasi kur kalon momente, apo situata të vështira, atëherë fiton më tepër siguri për forcën që organika jonë zotëron. Edhe një herë tjetër, duam të tregojmë se ëndrra jonë për të shkuar larg është e madhe. Fakti që Arsenali nuk ka shkuar asnjëherë në çerekfinale të Champions League në 14 vitet e fundit, është gjithashtu një arsye më tepër që të shkojmë me të gjitha forcat dhe në fund, të jemi ne ata që do të festojnë me tifozët.”

Sergio Conceicao, trajneri I Portos:

“Porto ka ardhur në Londër që të konkurojë, të fitojë ndeshjen dhe të kualifikohet në çerekfinale të Champions League. Për Arsenalin kemi respekt maksimal, por nuk kemi frikë. Kur loja të fillojë, duhet të qëndrojmë tërësisht të përqendruar në planin tonë. Kushdo që të luajë për Arsenalin, ne duhet të jemi të përgatitur dhe të përgjigjemi pozitivisht. Si fillim, duhe t’I marrim masat siç duhet në aspektin mbrojtës, e më pas për manovrën sulmuese.

Nga ana tjetër, pres një Arsenal që do të përpiqet të vijë sa më shpejtë në zonën tonë, sepse unë jam I bindur që ata e kanë analizuar me kujdes ndeshjen e parë dhe sonte synojnë të bëjnë më të mirën, për më tepër që këtë herë, takimi luhet në shtëpinë e tyre. Të motivuar për të bërë mirë, ata do të përpiqen të na shkaktojmë sa më tepër telashe.

Megjithatë, kjo është diçka që nuk duhet të na frikësojë aspak. Ne duhet të vazhdojmë mbi ecurinë tonë positive dhe të japim po ashtu një tjetër përgjigje po kaq positive, si ajo në shtëpinë tonë. Nuk kam asnjë dyshim se mundësitë për të bërë mirë, do të jenë aty dhe kur ato të vijnë, ne duhet të jemi gati për t’I shfrytëzuar në maksimum. E theksoj se sonte do të jetë një tjetër histori në krahasim nga ajo në Dragao. Sidoqoftë, jemi gati për të luftuar deri në momentin e fundit.”

Francisco Conceição, lojtar i Portos:

“Për të shkuar në çerekfinale, duhet të tregojmë sërish një Porto, si ajo e ndeshjes së parë në shtëpinë tonë. Kemi ardhur këtu për të fituar. Jemi të përgatitur dhe do të zbresim në fushe me mentalitetin e duhur për t’I shkaktuar dëm kundërshtarit.

Nuk duhet të mendojmë për asnjë moment të mbrojmë rezultatin e takimit të parë, por kemi ardhur këtu për të shënuar. Madje, jo vetëm për të shënuar, për për të fituar ndeshjen. E dimë se nuk do të jetë e lehtë, sepse Arsenali është një ekip I fortë, që lufton gjithmonë për objektiva superiorë. Nëse këtu shtojmë edhe faktin që sonte luajmë në shtëpinë e tyre, atëherë është mëse e kuptueshme, që vështirësia do të jetë në nivel maksimal. Megjithatë, ne duhet jemi më tepër të interesuar dhe të përqendruar në skuadrën tonë. Duam të largohemi si triumfatorë nga ky stadim”.