“Atalanta ka një stil loje të veçantë”; flet trajneri i PSG, Thomas Tuchel

Sport

“Atalanta ka një stil loje të veçantë, sidomos në duelet një për një në gjithë fushën. Ata sulmojnë me 7 lojtarë në fushën kundërshtare. Mendoj se është shumë e vështirë të luash kundër tyre. Ata kanë shënuar shumë gola këtë sezon dhe janë një skuadër fantastike. Padyshim që ne do kemi mundësitë tona për të gjetur hapësira, por sigurisht që duhet ta luajmë mirë këtë ndeshje. Momenti I kthesës për ne? Pas humbjes në transfertën ndaj Borussia Dortmund në takimin e parë. Në 10 ditëshin pasues unë kisha mendimin se ne po rriteshim si skuadër. Krijuam një shpirt gare të shkëlqyer mes stafit dhe lojtarëve për të treguar se ishim të aftë për të përmbysur atë humbje dhe në fund ia dolëm me sukses. Jemi përgatitur në një mënyrë të përkryer. Neymar? Atij I pëlqen të luajë në ndeshje të mëdha dhe deçizive. Jam padyshim I bindur se ai do zhvillojë një performancë të madhe ndaj Atalantës, pasi ka mentalitetin e duhur për të tilla situata. Kam përshtypjen se mbi të ka gjithmonë presion, aq sa ju nuk mund ta imagjinoni. Mirëpo ai e pëlqen këtë dhe është mësuar të luajë me presionin mbi shpinë”.