Atletico Madrid-Bayer Leverkusen, deklaratat e trajnerëve dhe lojtarëve

Sport

4rw4et

Diego Simeone, Atletico Madrid: Duam të japim një performancë të mirë dhe t’i përmbahemi stilit tonë të lojës. Gjithmonë ndeshjet i interpretoj sipas një mënyre të vetme: nderimi i fanellës, paçka kompeticionit ku po luan. Përballë kemi një skuadër që ka kundërsulm të shpejtë dhe që luan mirë përpara. Do jetë një mbrëmje e vështirë dhe pres që ndeshja të jetë e njëjtë si ajo e para.

Diego Godin, Atletico Madrid: Në kampionat nuk jemi në pozita të mira, por në Champions kemi qenë shumë mirë këtë sezon dhe synojmë të jemi mes tetë më të mirave. Të kalosh në çerek-finale për katër vite radhazi është një arritje e madhe. Paçka se kjo gjë duket normale, nuk është aspak e tillë! Eshtë dicka fantastike për ne lojtarët dhe për klubin.

Tayfun Korkut, Leverkusen: E dimë se ç’duhet të bëjmë dhe e dimë se sa e vështirë është. Atletico është një skuadër që tjetërsohet shpesh gjatë lojës dhe i kryen punët deri në fund. Për këtë na duhet të nxjerrim sa më shumë raste duke qenë të vetëdijshëm se kemi vetëm 90 minuta. Duam që ta çojmë ndeshjen në një situatë në të cilën të jemi ende në lojë, prandaj për ta ndryshuar dinamikën e kësaj përballjeje, na duhet shumë punë përpara.

Kevin Volland, Bayer Leverkusen: Ata janë një skuadër e fortë. Luajnë shpejt dhe na duhet t’ua shmangim mundësitë e kundërsulmeve, gjë në të cilën dështuam në takimin e parë. Do jetë ndeshje e vështirë, por ne kemi besim. Përpara kam nderin të luaj përkrah Chicharitos, i cili në fushë them se është një nga më të mirët. Ai e ka treguar se shënon shumë gola, dhe kjo më frymëzon edhe mua.