Dybala e thotë hapur, Juventusi mund ta fitojë Championsin

Sport

erwer

Juventus nuk zhgënjeu pritshmëritë dhe arriti të bëjë përpara në Champions League duke mundur edhe në takimin e dytë Porton. Përmes një penalltie të Paulo Dybalas, kampionët e Italisë arkivuan kualifikimin duke u bërë një nga 8-të më të mirat e Evropës. Pas kualifikimit vetë argjentinasi u shpreh besimplotë se Juventusi mund ta fitojë Champions League-ën. “Tanimë niveli ngrihet. Të gjitha skuadrat janë të forta, por ne do të mundohemi t’i shkojmë deri në fund. Juventusi është në gjendje ta fitojë këtë trofe dhe me këtë skuadër që kemi nuk mund të mos e mendojmë se finalen e kemi të arritshme” – tha argjentinasi, një nga lojtarët më të spikatur të momentit. Dybala më pas foli edhe për penalltinë. Ai e krahasoi përballjen me Casillasin dhe Donnarummën pak ditë më parë, duke theksuar se njëmbëdhjetëmetërshi ndaj Milanit ishte më i vështirë pasi diktonte shumë fakti se kur dhe në c’rrethana u vu ta godiste. Nga ana tjetër trajneri Massimiliano Allegri u shfaq tejet i gëzuar për arritjen e objektivit minimal, sikurse e cilësoi ai. “Do të shohim se c’kundërshtarë do të na caktojë shorti, por do të na duhet të luajmë më mirë se ndaj Portos” – tha trajneri italian, i cili theksoi se kushdo qoftë rivali i Juventusit, ata do t’i përballin me kurajo dhe vetbesim. “Do na duhet të rregullojmë dy-tre situata të lojës, por duhet të kemi të njëjtën bindje se do ta arrijmë finalen” – tha Allegri.