Barcelona, Atletico dhe Real me pikë të barabarta, kush do të shpallet kampion?

Sport

rehehet.jpg

Barcelona është favorite në garë për titull të kampionit në La Ligë.

Ekipi i trajnerit Luis Enrique kryeson pas 32 xhirosh me 76 pikë. Por, skuadra katalane ka pësuar dy humbje të njëpasnjëshme që e kanë afruar Atletico Madridin në tri, dhe Real Madridin në katër pikë larg kreut.

Por, çfarë do të ndodhë nëse të tria skuadrat përfundojnë me pikë të barabarta? Atëherë Barcelona do të shpallet kampione në bazë të bilancit më të mirë në ndeshjet e ndërsjella, transmeton zeri.

Për dallim nga Premierliga ku kampioni përcaktohet me golaverazh, në La Ligë vendosin duelet e ndërsjella mes skuadrave dhe Barcelona ka bilanc më të mirë ndaj Atleticos dhe Real Madridit.

Andaj, skuadra katalane ka një avantazh shtesë në rast se përfundon me pikë të barabarta me cilëndo prej skuadrave.