Berisha mund të humbasë “derbin” me Strakoshën

Sport

Problemi fizik i shfaqur me Kombëtaren e Shqipërisë rrezikon që ta detyrojë Etrit Berishën të mungojë edhe në “derbin e portieriëve shqiptarë”, që është në program këtë fundjavë në Serinë A. Drekën e së dielës, Spali i Berishës do të presë Lacion e Strakoshës në sfidën e vlefshe për javën e tretë të kampionatit italian. Por shqetësimi muskulor mund të bëjë që portieri 30-vjecar të mos jetë i pranishëm për përballjen me rivalin e tij të portës në përfaqësuesen kuqezi. Për më tepër që Berisha është edhe një “ish” i kësaj sfide, përderisa ka luajtur për 3 vjet me Lacion, përpara se të transferohej tek Atalanta, nga ku erdhi te Spali gjatë kësaj vere. Aktualisht, Berisha ka zgjedhur të stërvitet i diferencuar, duke pasur si objektiv që të jetë patjetër në këtë ndeshje të vecantë për të.


Nga ana tjetër do të jetë padyshim Thomas Strakosha, i cili ashtu si sezonet e kaluara, edhe në këto dy java të para të Serisë A ka treguar se është një pikë e rëndësishme për Lacion. Në lidhje me atë që është titullari aktual i Shqipërisë, ka folur edhe një njeri e njeh mirë, sic është Xhani De Biazi: “Nga Strakosha pres që ky të jetë një vit konfirmimi dhe prëmiërësimi. Pres ta tregoj veten se është vërtet i madh, pasi zotëron të gjithë aftësitë. E vlerësoj shumë, sepse është një djalë mjaft i zoti, që mund bëjë rrugë. Disa kanë shumë dyshime rreth tij, por nuk e kuptoj arsyen. Ai e ka treguar se është i fortë dhe si të gjithë portierët mund të bëjë gabime. Besoj se ka më shumë aspekte pozitive sesa negative që e dallojnë”, ka përfunduar ish-tekniku i Kombëtares shqiptare.