Bonucci hedh ne gjyq Juven

Sport

Historia mes Bonucci-t dhe Juventusit do të përfundojë në gjyq. Ish kapiteni i bardhezinjve që tashmë është bërë pjesë e Union Berlinit në Gjermani ka vendosur që të padisë ish klubin e tij në gjykatë. Bonucci pretendon se i janë shkaktuar dëme profesionale dhe në imazh nga sjelja e klubit torinez që vendosi ta dërgonte jashtë skuadre edhe pse lojtari kishte edhe një vit kontratë.

Sipas futbollistit , atij nuk i janë krijuar kushtet e duhura për tu përgatitur gjatë periudhës Korrik-Gusht.

Cështja të paktën nga këndvështrimi i lojtarit është më tepër parimore se sa ekonomike edhe pse në gjykatë do të kërkohet një dëmshpërblim financiar.

Vetë Bonucci ka deklaruar që nëse gjykata i jep të drejtë atëherë shumën që do të përfitoj si dëmshpërblim nga Juventusi do ta shpërnbdaj për bamirësi tek shoqata “Neuroland” që mbështet familjet e fëmijëve të shtruar në spitalin neuro-kirurgjik në Torino.

Sigurisht që askush nuk do kish dashur që një histori e cila zgjati për 12 sezone në dy hapësira të ndryshme të mbyllej në dyert e gjykatës. 8 tituj kampion të fituar sëbashku dhe shumë beteja të përjetuara, por me sa duket sidomos nga ana e Bonuccit fundi është përjetuar me pakënaqësi maksimale kundrejt klubit bardhezi.