Brazili, trajneri Tite konteston gjyqtarin, rasti i golit të Zvicrës ishte faull

Sport

tite
Pas Argjentinës, një tjetër pretendente kryesore si Brazili, e nisi botërorin me një barazim. Por ndryshe nga përfaqësuesja Albiceleste, Brazili kishte kontestime për golin e shënuar nga Zvicra. Trajneri Tite u shfaq tejet i zhgënjyer nga gjykimi i arbitrit meksikan Cesar Arturo Ramos. Steven Zuber barazoi golin e Philippe Coutinhos me një goditje me kokë në pjesën e dytë, por brazilianët pretenduan për një faull në zonë. “Momenti përpara goditjes ishte faull. Sulmuesi zviceran shtyu qartësisht Mirandën” tha trajneri Tite pas takimit. Gjatë ndeshjes pati plot situata të tjera të diskutueshme, ku sidomos Gabriel Jesus ishte ai që pretendoi më tepër nga arbtiri. Një situatë njëmbëdhjetëmetërshi i pa dhënë ishte ndër më të debatuarat, por Tite këmbënguli se rasti i golit të Zvicrës ishte ai që i dënoi më së shumti.

boteror

“Ishte faull shumë i qartë. Ju mund të rrini e të merreni me interpretimin e penalltisë së diskutueshme në e Jesus, por faulli te goli i Zvicrës as që mund të diskutohet. Duhet të jemi të drejtë!” këmbënguli trajneri i Selecciaos. Edhe pse prodhoi 20 raste për të shënuar, kombëtarja e Neymarit, Marcelos dhe Coutinhos, nuk arriti të shënonte golin e dytë. Zvicra e Behramit, Xhakës dhe Shaqirit ia doli me të gjitha mënyrat të neutralizojë lojën e braziljanëve dhe tashmë me 1 pikë prej tyre, janë në pozita optimiste për ta kaluar grupin E, atje ku Serbia kryeson me 3 pikë.