Zvicër, Xhaka këndon himnin për të fituar shiritin e kapitenit

Sport

granitiiii
Ishte përfolur prej kohësh, madje ishte paralajmëruar që pas miqësores me Japoninë, Granit Xhaka theu sërish heshtjen në linjën e lojtarëve duke kënduar himnin e Zvicrës pak përpara nisjes së ndeshjes Brazil-Zvicër. Shaqiri, Behrami, Xhemaili dhe plot lojtarë të tjerë të cilët nuk janë zviceranë në kombësi, nuk e bënë një gjë të tillë. Por mesfushori i Arsenalit këtë gjë duket se e bën me një ambicje të qartë për t’u bërë kapiteni i përfaqësueses helvete. Shumë raportime në Zvicër patën analizuar se dilema më e madhe në përfaqësuese është se kujt do t’i shkojë shiriti pas largimit të Lichtsteiner. 34-vjecari ka deklaruar se do të tërhiqet nga kombëtarja sapo të përfundojë botërori.

xhaka

Në listën e Petkovic për kapitenët, si zëvendës figuron Behrami por që sipas medjave zvicerane, ai nuk parapëlqehet për t’u bërë kapiten fiks, pikërisht prej faktit se nuk e këndon himnin. Këtu për t’i paraprirë një lloj skepticizmi dhe mungese përkrahjeje nga tifozët, Xhaka ka zgjedhur të bëjë të kundërtën e shqiptarëve të tjerë. Pra duke kënduar himnin. Pas miqësores me Japoninë, vetë mesfushori i Arsenalit e pati deklaruar se “kishte ardhur koha që ai ta këndonte himnin e Zvicrës”, për ta nderuar këtë vend që atij i dha gjithcka. 25-vjecari i lindur në Basel, ndryshe nga i vëllai, Taulanti, i cili përfaqëson Shqipërinë, ka luajtur pë Zvicrën që prej skuadrave zinxhire U-17-të.