Nënshkruan me menaxherin e Anthony Joshua, Florian Marku: Do fitoj titullin për shqiptarët!

Sport

Florian Marku njeh vetëm fitore në 7 ndeshjet e tij të para në boksin profesionist. Ai ka arritur tepër sukses deri tani, por kishte nevojë dhe për një shtysë tjetër drejt majave.

Marku ka firmosur për kompaninë më të madhe në botë të menaxhimit në boks. Ai është pjesë e familjes Matchroom që drejtohet nga Eddie Hearn. Ky i fundit është menaxheri i Anthony Joshua dhe shumë boksierëve të tjerë elitarë.

Marku e ka njoftuar dhe vetë këtë nënshkrim dhe ka treguar synimet e tij të në boks. Ai mendon se nënshkrimi me një si Hearn do të jetë hapi i duhur në karrierën e tij si boksier.
“Çdo gjë kam dashur ka qenë t’i tregoj botës se çfarë mund të bëj brenda ringut të boksit dhe të fitoj titullin e botës për të gjithë fansat shqiptarë dhe për Shqiperinë.
“Ndihem krenar që nënshkruajta me Matchroom dhe Eddie Hearn për të plotësuar hapat që duhen për fazën tjetër. Me suportin e fansave të mi, Matchroomboxing, Eddie Hearn dhe Sjamboxing çdo është e mundur”, – shkruan ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Florian Marku (@florianmarku)