Champions, Barcelona për revansh, Atletiko për përmbysje

Sport

egege.jpg

Atletico Madrid dhe Barcelona do të përballen sonte nga ora 20:45 në kuadër të ndeshjes së kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, sfidë që vjen ekskluzivisht në TRING SPORT 1 HD.
“Derbi” i parë kaloi nën shumë polemika pas përjashtimit të sulmuesit Fernando Torres në pjesën e parë. Por, “Los Colchoneros” hyjnë në ballafaqim të freskët pas fitores 3:1 ndaj Espanyolit kurse Barcelona është në krizë. Humbjet e njëpasnjëshme në La Liga nga Real Madrid dhe Real Sociedad e kanë ringjallur luftën për titull. Atletico ka probleme në mbrojtje ku Jose Gimenez dhe Stefan Savic sërish nuk pritet ë jenë në dispozicion për shkak të lëndimeve. Kurse, Barcelona do të jetë pa Jeremy Mathieu e Thomas Vermaelen po ashtu të dëmtuar. Torres është i vetmi futbollist i suspenduar pas përjashtimit në takimin e parë në Camp Nou.
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, në prag të ndeshjes kundër Atletico Madrid, ka thënë se skuadra e tij është e përgatitur për përballjen me madrilenët. “E dimë se kemi një avantazh të vogël, por kjo është një ndeshje e hapur dhe ne shkojmë në Madrid për ta fituar ndeshjen”, ka thënë Enrique. “Ne dimë se duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. Nuk është lehtë për ta rrahur ekipin e Simeones, dhe Liga e Kampionëve është ndryshe nga kampionati”, ka theksuar ai.