Deklarata çuditëse e Ter Stegen: Nuk shoh shumë futboll, s’i njoh kundërshtarët

Sport

Futbolli është sporti më popullor në botë, me një shikueshmëri shumë të madhe në mbarë globin. Gjithsesi, ka edhe nga ata të cilët nuk janë të apasionuar pas sferës, duke mos e ndjekur, e në të njëjtën kohë të mos kenë edhe shumë informacion. Kjo është diçka normale. Mirëpo, nuk duket e tillë, kur një lojtar profesionist luan për vite me radhë në nivele të larta dhe është pjesë e një ndër skuadrave më të mëdha në botë. Këtu fjala është portierin e Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen. Në një intervistë të dhënë për mediat, portiere thotë se nuk ka mjaft njohuri nga futbolli. “Këtu në Spanjë kam probleme me emrat e kundërshtarëve, nuk e di si quhen. Madje, edhe kur i shoh në videot që bëjmë përgatitjet, nuk i njoh, nuk e di si lëvizin në fushë, ose si gjuajnë. Është pak e çuditshme.Nuk ia kam idenë. Nuk shoh shumë futbolll. Ndodh ndonjëherë kur luan ndonjë shok, ose kur është ndonjë ndeshje e rëndësishme. Madje, ka raste që jam pyetur për emrin e ndonjë lojtar dhe as që e kam pasur idenë”, ka thekuar ndër të tjera “gardiani”. Ndërkohë, kujtojmë që së fundmi, Ter Stegen është në bisedime për rinovimin e kontratës me Barcelonën edhe për disa sezone të tjera, mirëpo ende nuk ka diçka zyrtare.