“Do luajmë ndaj një kundërshtari që e njohim mirë.”; Zinedine Zidane, trajneri I Real Madrid

Sport

“Do luajmë ndaj një kundërshtari që e njohim mirë. Do jetë një ndeshje e vështirë, pasi përballë kemi një ekip të përgatitur nga ana fizike dhe që dinë të luajnë futboll. Kjo do jetë një tjetër sfidë e vështirë. Kjo është një finale për ne dhe do përgjigjemi ashtu sikurse duhet. Në fakt, këtu është si një finale çdo ditë. E dimë mirë këtë dhe jemi të fokusuar për të bërë atë që duam. Në mes janë 3 pikë dhe ne do zbresim në fushë për t’I marrë ato. Kjo skuadër gjithmonë synon të fitojë çdo titull të mundshëm. Gjithmonë duam të tregojmë se kemi potencial dhe kërkojmë më tepër. Vitin e shkuar nuk e fituam Champions League-n dhe kjo e ndryshoi situatën. Ambicia jonë është që gjithmonë ta fitojmë këtë trofe. Nuk kam asnjë dyshim që edhe lojtarët mendojnë të njëjtën gjë.

Do jetë e vështirë, por do punojmë fortë për t’ia dalë mbanë dhe më duhet të them se nuk ndiej asnjë presion. Mendoj gjithmonë pozitivisht rreth ndeshjes që na pret. Jemi me fat që luajmë në një kompeticion të tillë dhe jemi të fokusuar aty. Ajo çka duhet të bëjmë është të përgatitemi mirë dhe të japim gjithçka nga vetja. Antonio Conte? Nuk jemi në kontakt çdo ditë, por është e vërtetë që  ishte ndryshe kur ishim futbollistë, ishim më të ngushtë. Është mëse normale që ai është bërë një trajner. Nuk jam aspak I surprizuar dhe marrëdhenia jonë është e mirë. Po ashtu është e vërtetë se nuk e telefonojmë shpesh njëri – tjetrin dhe nuk kemi kontaktuar kohët e fundit. Më kujtohet kur po bëja kursin për trajner dhe kam shkuar tek Juventusi e aty bisedova me të. Mendoj se kami kaluar rreth 4 ose 5 vite së bashku dhe marrëdhënia jonë është pozitive”.