“Duam që mbrëmjen e sotme të japim ndjesinë e një finaleje”; Julian Nagelsmann, trajner i Leipzig

Sport

“Duam që mbrëmjen e sotme të japim ndjesinë e një finaleje, për të cilën është folur shumë gjatë këtyre ditëve. Do të ketë presion, por nuk mendoj se presioni do të jetë faktori vendimtar në këtë ndeshje. Fitues do të dalë kush bën lojën më të mirë, ka idetë më të mira dhe shfaq formën më të mirë. Çdo ndeshje e Champions League është e një rëndësie të veçantë, pavarësisht nëse luan në fazën e grupeve, apo në atë me eliminim direkt. Një vëmendje kryesore do të kenë sigurisht Neymar dhe Kylian Mbappe, si sulmuesit më të rrezikshëm që kanë francezët. Ata të dy kushtojnë dyfishin e skuadrës tonë, por ajo që ka më tepër rëndësi për ne është të fitojmë dhe të qendrojnë përpara parizienëve në renditjen e grupit”.