“E kemi treguar cilësinë dhe forcën tonë në dy ndeshjet e fundit, që kanë qenë mjaft deçizive.”; Thomas Tuchel, trajneri i PSG

Sport

“Në situatën në të cilën ndodhemi, na duhet të punojmë vërtet shumë për të marrë atë që duam. E kemi treguar cilësinë dhe forcën tonë në dy ndeshjet e fundit, që kanë qenë mjaft deçizive. Kjo është një finale e tretë dhe ne do të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë për triumfin. Ne gjithnjë mendojmë për fitoren. Përgatitemi që ta fitojmë çdo ndeshje. Vendi i parë i grupit do të thoshte shumë për ne, por rëndësi ka që të arrijmë objektivin tonë për t’u kualifikuar. Tani duhet ta kemi mendjen tonë vetëm tek sfida me Basaksehir. Nuk ka për të qenë një takim i lehtë dhe kemi nevojë për kontributin e të gjithëve që të dalim me fitoren nga fusha e lojës.”