Fabian Ruiz i Napolit, Betis përfiton 30 milionë euro

Sport

fabian
Napoli ka bërë goditjen e radhës për sezonin e ardhshëm. Skuadra që do të drejtohet nga Carlo Ancelotti ka arritur marrëveshjen për transferimin në Itali të mesfushorit Fabian Ruiz nga Betis. Dy skuadrat kanë qenë në bisedime prej më shumë se një muaj dhe ndonëse nuk është zyrtare, mendohet se kartoni i 22-vjeçarit i ka kushtuar napoletanëve rreth 30 milionë euro.

fabian2
Ky lajm është konfirmuar si nga mediat spanjolle e italiane, po ashtu edhe nga vetë klubi i Betis. Për Fabian Ruiz kishin shfaqur interesim edhe skuadra si Barcelona, Atletico Madrid apo PSG. Mesfushori ka luajtur 35 ndeshje përgjatë sezonit që lamë pas me fanellën e Real Betis, ku ka shënuar 3 gola dhe ka shërbyer 6 asiste. Ai është një nga të rinjtë më të vlërësuar në Spanjë, i cilësuar edhe si një nga pikat kryesore ku do përqëndrohet mesfusha e kombëtares spanjolle në të ardhmen.