Finalja nuk flet spanjisht pas 6 vitesh, rikthehet dominimi i anglezëve!

Sport

Barcelona ishte skuadra e fundit nga kampionati spanjoll që vazhdonte të ishte pjesë e Champions League në këtë sezon. Por rrugëtimi i katalansve, që pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë, dukej se do të shkonte drejt finales, u ndal në ‘Anfield’, me një fitore të çmendur 4-0 të Liverpool. Kjo bëri që për herë të parë në 6 vite, finalja e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë të mos flasë spanjisht. Real Madrid siguroi 4 trofe, në dy raste kundër Atletico Madrid, ndërsa Barcelona e bëri të sajën në vitin 2015. Si për ironi të fatit, në 2013-ën, kur ishte edhe hera e fundit që një skuadër jo spanjolle triumfonte në Champions League, në finale ishte trajneri Jurgen Klopp, asokohe numri 1 i stolit të Dortmund. Intersant është fakti se finalja e këtij sezoni do të zhvillohet në kryqytetin spanjoll, në Madrid, çfarë do të ishte një mundësi shumë e mirë për ekipet spanjolle të kënaqnin tifozët e tyre.

Soccer Football – Champions League Semi Final Second Leg – Ajax Amsterdam v Tottenham Hotspur – Johan Cruijff Arena, Amsterdam, Netherlands – May 8, 2019 Tottenham’s Lucas Moura celebrates scoring their third goal to complete his hat-trick with Dele Alli Action Images via Reuters/Matthew Childs TPX IMAGES OF THE DAY – RC128D076060

Me rënien e ‘mbretërimit’ spanjoll në Champions League, tashmë në fron janë ngjitur skuadrat angleze. Liverpool dha shenjat që në sezonin e shkuar, teksa arriti deri në finale, ku u mund nga Reali. Ndërsa Tottenham ka shënuar arritjen e saj më historike, vetëm me prezencën në ndeshjen më të rëndësishme të futbollit europian për klube. Kështu për herë të parë që nga viti 2008, në finalen e Champions League-ës do të jenë dy klube nga Anglia. Para 11 vitesh ishin Manchester United dhe Chelsea që i shkonin kompeticionit deri në fund, me ‘djajtë e kuq’ që triumfuan me penallti në një takim mjaft emocionues të luajtur në ‘Luzhniki Stadium’ të Moskës.